Ferran Torres transferohet në Serie A në merkaton e janarit.
Lajm i bujshëm nga Spanja, Ferran Torres drejt Italisë.
Sulmuesi spanjoll, Ferran Torres mund të largohet nga Barcelona në merkaton e janarit, raportojnë mediat spanjolle.
Barcelona e bleu Torresin në janar nga Manchester City për 55 milionë euro, por 21-vjeçari nuk ka arritur ende ta gjejë formën e duhur.
22-vjeçari ka luajtur 100 minuta këtë sezon dhe nuk ka arritur të lërë gjurmë në ato pak minuta.
Todo Fichajes, shkruan se interesim për transferimin e Torres ka shfaqur Juventusi.
Torres mund të luaj në të gjitha pozitat e sulmit dhe do të ishte përforcim ideal për Biankonerët.
Juventus ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Barcelonën, Zonja e Vjetër do të tentoj huazimin e tij me opsion blerjeje.