Torresi i hapur t’i bashkohet Aston Villas
Sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres është i hapur t’i bashkohet Aston Villas gjatë verës, raporton “Football Isider” të mërkurën.
Barcelona ka synim shitjen e disa lojtarëve gjatë verës, ndërsa njëri prej tyre është edhe ish-sulmuesi i Manchester Cityt.
23-vjeçari është preferencë e Unai Emeryt dhe ka plane për ta ngritur karrierën e reprezentuesit spanjoll.
Torres me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.