Krytari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, në mbështetje të Kandidatit për Kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së Shaqir Totaj, i shoqëruar nga shefi i Shtabit Zgjedhor të Degës së PDK-së në Prizren Kujtim Gashi dhe kandidatët për Kuvendin e Prizrenit, të dielën në mbrëmje kanë takuar banorët e lagjes së Trimave në Prizren.
Shaqir Totaj, në fjalën e tij ka falënderuar banorët e Lagjes së Trimave, të cilët gjithmonë kanë qenë të paluhatshëm në vizionin e PDK-së dhe është shprehur : “Jam i bindur edhe këtë herë si edhe herave tjera do ta mbështesni PDK-në, e cila është e vetmja mundësi, që t’ua kthejë krenarinë, që ua ka nëpërkëmbur tash e katër vite pushteti i VV-së, të cilët nuk kanë respektuar asgjë të shenjtë, pos përcaktimin politik.
“Të gjitha fitoret tona në Prizren mbajnë vulën e lagjes së UÇK-së , apo të Tusuzit në përgjithësi, që gjithnjë përkrahi liderët historik të PDK-së. Edhe kësaj radhe, Lagjja e Trimave e shoh se e ka ndarë mendjen për t’u rreshtuar pas PDK-së dhe u garantoj se nuk do të zhgënjeheni, sepse fitoren e kemi të garantuar falë përkrahjes suaj të madhe.”
Në vazhdim Shaqir Totaj ka shtua se ” Fitorja e PDK-së, do të jetë edhe fitore për ju dh për gjithë Prizrenin. Programi i PDK-së nuk ka harta zonale politike, nuk preferenca politike, siç ka vepruar gjatë kësaj kohe VV-ja, që këtë pjesë të qytetit mund të them se e ka lënë gati në harresë, – ka thënë në mes tjerash Shaqir Totaj.
Ndërsa Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në fjalën e tij ka falënderuar Shaqir Totajn për një fushatë të ngjitshme dhe ka shtuar se “Fitorja e madhe fillon nga këtu e për t’u shtrirë në secilën pjesë të Prizrenit. Faleminderit nga zemra për përkrahjen e madhe!”
Mbështetje e jashtëzakonshme i kanë dhënë Kandidatit të PDK-së për kryetar të Prizrenit dhe i janë zotuar të pranishmit kryetarit Krasniqi, se Lagjja e Trimave, vendin e historisë e lavdisë, do të jenë më të mobilzuar se kurrë për këtë fitore të PDK-së, sepse nuk do të lejojmë që sakrifica e luftës të nëpërkëmbet dhe të konsiderohet çlirim i vendit dita e ardhjes në pushtet e VV-së.