
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka uruar 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ngjarje që shënon një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë kombëtare dhe të përpjekjeve për mbrojtjen e trojeve shqiptare.
Përmes një postimi në Facebook, Totaj tha se sot, kujtohet me krenari e respekt, vizioni, sakrifica dhe vendosmëria e, siç tha ai, burrështetasve që hodhën themelet e organizimit politik kombëtar dhe të rrugëtimit drejt shtetformimit shqiptar.
“Lavdi veprës së tyre dhe i përjetshëm kujtimi për kontributin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit!”, ka shkruar Totaj./Gazeta10