Tottenham befason City, dështon Aguero

23:03 | 09 Prill 2019

Ka përfunduar takimi mes Tottenhamit dhe Mancheter City-it.

Përballja e parë mes Tottenhamit dhe Manchester City-t, e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përfundoi me fitoren minimale të “Spurs”-ave.

Në stadiumin e ri të Tottenhamit u zhvillua një sfidë spektakolare, me Manchester City-n që pati mundësi të kalojë në avantazh që në minutën e 13′, kur fitoi një penallti.

Nga pika e 11 metrave shkoi Aguero, që gaboi përballë portierit Loris, duke lënë rezultatin ende të barabartë. Pas rasteve të shumta të të dy skuadrave, sfida u zhbllokua në minutën e 78′, pasi Son Hueng-Min shënoi në portën e Ederson.

Megjithatë, rezultati është minimal dhe për kualifikimin, gjithçka do të vendoset në sfidën e javës së ardhshme në “Etihad Stadium” të Manchester City-t.

Komento: