Tottenham- Chelsea, formacionet zyrtare

20:28 | 08 January 2019

Tottenham Hotspur dhe Chelsea zhvillojnë gjysmëfinalen e parë të Kupës EFL (Carabao Cup), në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin Wembley.

Dy ekipet nga Liga Premier e bartin rivalitetin e tyre në një garë tjetër, ndërsa gjysmëfinalet e kësaj kupe zhvillohen me dy ndeshje.

Sfida kthyese ndërmjet këtyre skuadrave do të luhet më 24 janar në Stamford Bridge.

Trajnerët Mauricio Pochettino dhe Maurizio Sarri i kanë gati formacionet e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Tottenham Hotspur: Gazzaniga, Trippier, Alderweireld, Sanchez, Rose, Winks, Sissoko, Eriksen, Dele, Son, Kane.

Formacioni startues i Chelseat: Arrizabalaga, Azpilicueta, Christensen, Rudiger, Alonso, Jorginho, Kante, Barkley, Willian, Hazard, Hudson-Odoi.

Gjysmëfinalja tjetër e Kupës EFL zhvillohet të mërkurën ndërmjet Manchester City dhe Burton Albion

Komento: