Tottenham-Chelsea, përfundon takimi me një rezultat të papritur

23:19 | 08 Janar 2019

Tottenham Hotspur e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Chelsea në kuadër të EFL Cup.

Skuadra nga Mauricio Pochettinos ka arritur të mposht 1:0 rivalët e Chelsea, në ndeshjen e zhvilluar në ‘Wembley’, para 44 mijë tifozëve.

Heroi i Tottenham në këtë ndeshje doli të jetë sulmuesi Harry Kane.

Reprezentuesi anglez me ndihmën e VAR mori një penallti në minutën e 26’, të cilën e shndërroi në gol duke e mposhtur portierin Kepa Arrizabalaga.

Finalisti i kësaj përballje do të mësohet më 22 janar, kur Chelsea e pret në ‘Stamford Bridge’ Tottenhamin.

Komento: