Janë publikuar formacionet zyrtare për derbin londinez.
Ndeshja e xhiros 25 në Premier Ligë ka vendosur përballë dy klube nga Londra.
Tottenham Hotspur është nikoqirë i Chelsea.
Të dy skuadrat janë në një moment jo edhe të mirë këtë sezon. Veçanërisht ‘Blutë’ e Londrës, pasi po ngecin shumë për të marrë rezultate të mirë në Premier Ligë.
Pas 23 ndeshjeve sa kanë zhvilluar gjithsej këtë edicion ndodhen në vendin e 10 me 31 pikë, 11 më pak se vendet që e dërgojnë direkt në Ligën e Kampionëve.
Synimi i tyre është ai, andaj do kërkojnë këndelljen sot ndaj rivalëve të qytetit.
Tottenham në anën tjetër gjithashtu kërkojnë një vend në garat evropiane, prandaj edhe ‘Spurs’ luajnë për pikët e plota sot.
Ndeshja fillon në orën 14:30, në ‘Tottenham Hotspur Stadium’.
Më poshtë ju sjellim formacionet zyrtare të dy ekipeve.
Tottenham:
Chelsea: