Tottenham dënohet me 23 mijë euro dhe Mourinho suspendohet për një ndeshje

21:38 | 13 Nëntor 2020

Tottenham është dënuar me 23 mijë euro dhe Mourinho suspendohet për një ndeshje.

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho është suspenduar për një ndeshje për shkak të fillimit të vonshëm në ndeshjen e fundit të Ligës së Evropës ndaj Royal Antëerp.

Tottenhami gjithashtu u dënua me 23 mijë euro për të njëjtën arsye.

Rregullat e UEFA-s vendosen që si Mourinho ashtu edhe skuadra angleze të kenë dënime shkak i vonimit të ndeshjes, që nisi pak minuta me vonë se koha e caktuar.

Ndërkohë, edhe gjiganti skocez Celtc u dënua me gjashtë mijë e 300 euro për problemet në ndeshjen ndaj Lille, që u zhvillua në të njëjtën natë.

Kujtojmë, se në atë ndeshje Tottenhami u mposhtë me rezultat minimal 1 – 0.

Komento: