Tottenham nuk befasohet nga Bournemouth, fiton me përmbysje
Tottenham ka marrë fitore këtë xhiro në Premier Ligë
‘Spurs’ fitoi 3:2 ndaj Bournemouth, transmeton lajmi.
Bournemouth gjatë pjesë së parë u shkaktoi probleme të mëdha portës së Tottenham.
Ku edhe në minutën e 22` realizuan me Moore.
Edhe në pjesën e dytë mysafirët dyfishuan epërsinë, pasi në minutën e 50` shënoi sërish Moore.
Por, Tottenham nuk u dorëzua dhe kërkonte golin.
Në minutën e 57` ishte Sessegno që shënoi për skuadrën e Antonio Contes.
Kurse, Davies arriti të barazojë shifrat, pasi realizoi në minutën e 73`.
Tottenham kërkoi edhe golin e epërsisë, dhe atë e shënuan në minutat shtesë me anë të Bentacur.
Me këtë fitore Tottenham ka 26 pikë në vendin e tretë, kurse Bournemouth ka 13 në pozitën e 14./