Tottenham Hotspur nuk do ta transferojë Philippe Coutinhos.
Jose Mourinho trajneri i gjelave londinezë i ka thënë jo transferimit të brazilianit te skuadra e tij në merkaton verore.
Në fund të këtij sezoni Coutinho do të rikthehet te Barcelona pasi Bayern Munich ku luan aktualisht i huazuar nuk do të ushtrojë opsionin e blerjes.
Ndërkohë Mourinho nuk dëshiron ta ketë në skuadrën e tij pasi mbi të gjitha mesfushori me tipare sulmuese aktualisht përfiton një pagë vjetore jashtë parametrave të Tottenham, plot 15 milionë euro në sezon.