Tottenham ia cakton këtë çmim marramendës Kanes

17:30 | 13 April 2020

Tottenham kërkon 230 milionë euro për Kane.

Nënkampioni aktual evropian do të mundohet me të gjitha forcat që ta mbajë sulmuesin anglez. Atë do ta shiste vetëm për këtë shumë të parefuzueshme

Tottenhami nuk e ka ndërmend ta shesë Harry Kanen.

Madje, Spurs do të mundohen me të gjitha forcat për ta mbajtur në ekip sulmuesin anglez.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Sky Sports”, përcjell “Express”.

Raportohet se nënkampioni aktual evropian do t’i kërkojë 220 milionë euro për sulmuesin e rrezikshëm.

Vetëm nëse arrin një ofertë e tillë, do të ishte e parefuzueshme për klubin anglez.

Interesim serioz për 26 vjeçarin ka shfaqur Manchester United.

Kane për momentin është i lënduar, ndërsa pritet të rikthehet në xhirot e fundit të sezonit, pas koronavirusit.

Komento: