Tottenham Hotspur dhe Manchester Unitedi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq janë mysafirë të Spurs në ndeshjen derbi të javës së 22-të, e cila zhvillohet në Wembley me fillim nga ora 17:30.
Skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer ka katër fitore radhazi nga ardhja e norvegjezit dhe pret fitoren e radhës apo më së paku një barazim.
Në anën tjetër, ekipi i Mauricio Pochettinos gjithashtu është në formë të mirë dhe pret rezultat pozitiv para tifozëve të tyre.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Tottenham: Lloris (C), Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Davies, Winks, Sissoko, Eriksen, Dele, Son, Kane.
Man Utd: De Gea; Young, Lindelof, Jones, Shaw; Matic, Herrera, Pogba; Lingard, Rashford, Martial;