Tottenham në garë me Manchester Unitedin për super-lojtarin

22:41 | 01 Gusht 2019

Tottenham dhe Manchester Unitedi tashmë janë në garë për një lojtar.

Skuadra e Tottenham Hotspur është e fundit që i është bashkuar garës për mesfushorin e Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes.

Bruno Fernandes lidhet me një kalim të mundshëm tek Manchester United tash e sa kohë, dhe shumë herë është raportuar se ai pritet t’i kryej vetëm testet mjekësore.

Meqë nuk ka pasur ndonjë lëvizje nga United, në garë për lojtarin është futur edhe Tottenham Hotspur, sipas raportimeve të ‘Sky Sports’.

Bruno nuk duket të jetë prioritet për United, kështu që situatën mund ta shfrytëzojnë Spurs.

Sporting Lisbona e vlerëson lojtarin me rreth 60 milionë funte.

Komento: