Tottenham nis ofertën drejt PSG-së – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Tottenham nis ofertën drejt PSG-së

11:36 | 27 Janar 2019

Tottenham dhe Barcelona janë në garën për Adrien Rabiot.

Barcelona ishte thënë të ketë arritur marrëveshje personale me yllin e PSG-së, Adrien Rabiot, dhe pritej që gjatë verës lojtari të kalojë në “Camp Nou”.

Kontrata e lojtarit skadon në fund të këtij sezoni, dhe ai ka refuzuar që të nënshkruaj një kontratë të re, duke lënë kështu mundësinë për tu larguar si lojtar i lirë gjatë verës.

Sigurisht se kjo situatë nuk i konvenonte parisienëve, të cilët do ta humbnin lojtari me 0 euro. Ata kanë reaguar duke thënë se do të pranojnë oferta për mesfushorin, në mënyrë që të fitojnë diçka pak nga ai.

Kështu, raportohet së fundmi nga “Deportivo Mundial” se Tottenham ka dërguar një ofertë prej rreth 23 milionë eurove për Rabiot.

Nuk dihet nëse palët do të arrijnë marrëveshje. Sigurisht se edhe kalimi i Frenkie de Jong tek Barca mund ta ketë ftohur francezin për kalimin në “Camp Nou”, gjë që do t’i shkonte në favor Spursave.

Komento: