Bale i ka futur në garë Tottenhamin dhe Manchester Unitedin.
Ylli uellsian sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Real Madridi dhe e ardhmja e tij mund të jetë e lidhur me Premierligën, ku ndër të tjera e do edhe Manchester United
Tottenhami është vënë në kërkim të një futbollistit ofanziv për sezonin që sapo filloi.
Pa diskutim, synimi kryesor i “Spurs” është që ta rikthejnë Gareth Balen në Londër.
Ylli uellsian pritet të largohet nga Real Madridi në javët në vazhdim dhe klubi anglez është futur së fundmi në garë për futbollistin problematik të “Los Blancos”.
Lojtari i ka prishur punët me trajnerin Zinedine Zidane dhe e ardhmja e tij duket të jetë larg “Santiago Bernabeut”.
Interesim për lojtarin ka shfaqur edhe Manchester United, ndërsa së fundmi në garë është futur edhe ekipi i Jose Mourinhos, raporton ESPN.
United e sheh 31 vjeçarin si alternativë të Jadon Sanchos, të cilin dështoi ta transferonte nga Borussia Dortmundi këtë verë.
Reali nga ana e tij është i hapur ta huazojë lojtarin ose ta lirojë atë përfundimisht të largohet, në mënyrë që ta shmang rrogën e tij të majme.