Tottenham Hotspur ka refuzuar edhe ofertën e dytë të Bayern Munichit për kapitenin, Harry Kane, sipas “The Times”.
Oferta e dytë e “Bavarezëve” ishte 80 milionë euro, plus bonuse.
Tottenhami kishte refuzuar edhe një ofertë 70 milionëshe gjithashtu.
Klubi nga Londra besohet se dëshiron së paku 100 milionë euro për ta lënë reprezentuesin anglez të lirë.
Gjasat janë që Bayerni të dërgojë edhe një ofertë të tretë të përmirësuar, teksa mbetet të shihet se cila do të jetë vlera.
Kane besohet se dëshiron t’i bashkohet kampionëve gjermanë.
29-vjeçari ka qenë në kontakt të rregullt me trajnerin, Thomas Tuchel, i cili po e kërkon me ngulm kapitenin e “Tre Luanëve”.
Harry Kane me Tottenhamin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.