Tottenham Hotspur po shqyrton mundësinë për të nënshkruar me Ansu Fatin në afatin kalimtar të verës.
Spanjolli vazhdon të jetë i lidhur me një largim të mundshëm nga “Camp Nou”, pasi klubi duket se nuk shpreson më në të shkaku edhe i lëndimeve të shpeshta të lojtarit, transmeton Gazeta Express.
Barcelona thuhet se e ka informuar agjentin, Jorge Mendes, që të shqyrtojë opsionet e mundshme për të ardhmen e Fatit.
Sipas raportimeve nga “Daily Express”, Tottenhami po shpreson të fitojë garën për të nënshkruar me 20-vjeçarin, me një ofertë të prej 62 milionë eurosh, që do të thyente rekordin e transferimeve të klubit londinez.
Ansu Fati me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Sulmuesi i krahut të majtë këtë sezon është paraqitur në 41 ndeshje në të gjitha garat, teksa ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me tre asistime.