Duket se skuadra e Tottenhamit do të bëjë disa super-transferime.
Pas këtij sezonin të suksesshëm që po kalojnë, Tottenham është gati për të bërë disa transferime.
Tottenham nuk ka transferuar asnjë lojtarë në dy afatet e fundit, shkaku i stadiumit të ri.
Spurs janë duke planifikuar që në verë të transferojnë sulmuesin e Celta Vigos, Maxi Gomez dhe mbrojtësin e Lazios, Luiz Felipe, përcjell lajmi.net nga Daily Mirorr.
Sulmuesi i skuadrës spanjolle kushton 35 milionë euro, gjersa mbrojtësi i klubit italian vlen 25 milionë.
Tottenham duhet t’i paguajë 60 milionë euro për këto dy transferime, gjersa të ardhurat e tyre janë rritur ndjeshme.