Tottenhami mposht Ajaxin, kalon në finale

23:06 | 08 Maj 2019

Tashmë ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Ajaxit dhe asaj të Tottenhamit.

Liga e Kampionëve ka dhuruar një tjetër natë të ‘çmendur’ futbolli, me Tottenham Hotspur që ka arritur të përmbysë rezultatin prej 0-2 nga pjesa e parë, për të fituar 2:3 në fund në ‘Johan Cruijff Arena’, për të kaluar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Vendasit patën start të mirë të kësaj ndeshje, duke arritur që në minutën e 5’ të shënojnë përmes kapitenit Matthijs de Ligt, që u shkëput më së larti në zonën e Tottenham, për të shënuar me kokë për 1:0.

Gjysmë orë më vonë, skuadra e shndërruar në sensacion në Ligën e Kampionëve këtë sezon shënoi edhe golin e dytë, me Hakim Ziyech që u përkujdes të dyfishonte epërsinë.

Me epërsi 2:0 në të mirë të Ajax, skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë.

Pjesa e dytë solli një Tottenham krejt tjetër në fushë, që me dy gola të shpejtë arriti të barazonte rezultatin në 2:2.

Ishte braziliani Lucas Moura që shënoi në minutat 55’ dhe 59, për të barazuar rezultatin, dhe për të rihapur ndeshjen.

Komento: