Duket se Tottenhami po bëhet gati për një transferim të ri.
Napoli dhe agjenti i Arkadiusz Milik pritet të takohen nesër në Londër në Tottenham për të diskutuar transferin e sulmuesit, shkruan mediat në Itali.
Sipas Calciomercato.it, takimi është caktuar për sulmuesin polak.
Ai kishte qenë në radar të Romës, për t’u huazuar me obligim blerje për 18 milionë euro plus shtatë milionë euro bonuse.
Megjithatë, kjo marrëveshje duket se është prishur kur Milik u vonua me disa detale për t’u larguar nga Napoli.
Ka disa probleme ku qarkullon një shifër prej një milionë euro në mes të lojtarit dhe klubit, përfshirë pagat, dënimet dhe të drejtat e imazhit.
Nëse Spurs do ta rrisin ofertën e tyre nga 19 milionë në shtatë milionë bonuse, pastaj do të arrihet një marrëveshje që i përshtatet të dyja palëve.
Tottenham ja qenë i lidhur edhe më parë me Milik, pasi që menaxheri Jose Mourinho raportohet se është ankuar se ka vetëm një sulmues në skuadrën e tij, që në rast lëndimi skuadra ka rënie.