Tottenhami e do Willianin.
“Spurs” synojnë ta transferojnë futbollistin brazilian, të cilit do t’i skadojë kontrata me Chelsean këtë verë
Tottenhami është mjaft i interesuar për brazilianin Willian, shkruan Express.
Trajneri Jose Mourinho synon ta transferojë futbollistin e Chelseat, me të cilin kishte punuar në të kaluarën.
Përfaqësuesit brazilian do t’i skadojë kontrata shumë shpejt me “Blues” dhe palët nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e saj.
Andaj, mediumi “Football Insider” shkruan se Willian mund ta ndërrojë klubin, por jo edhe qytetin.
Interesim për futbollistin ofanziv kanë shfaqur edhe Juventusi në Itali e Barcelona në Spanjë.