Totti afë rikthimit te Roma

12:10 | 24 Shkurt 2022

Totti në bisedime me drejtuesit, rikthimi te Roma shumë afër.

Francesco Totti së shpejti pritet të rikthehet te Roma, pas tri viteve largim nga kryeqyteti italian.

Legjenda italiane dhe e klubit kryeqytetas së fundmi ka ndjekur nga afër skuadrën e tij të zemrës.

Afrimi i tij te Roma duket shumë afër dhe ka shumë arsyeje për të ndodhur një gjë e tillë.

Një rol të madh në rikthimin e Tottit në Olimpico në një rol drejtues e ka edhe Jose Mourinho, pasi marrëdhënia e portugezit me të është jashtëzakonisht e mirë.

Totti ka marrëdhënie të mira edhe em drejtorin sportiv Tiago Pinto si dhe me familjen Friedkin që kanë nën pronësi Romën.

Sipas mediave italiane, Roma i ka ofruar një rol drejtues Tottit, rol që ende nuk është specifikuar.

Megjithatë rikthimi i tij në Olimpico është shumë pranë dhe Totti do të bashkohet me klubin e tij të zemrës.

Komento: