Trafik armësh dhe makinash në Shqipëri, arrestohen dy persona nga Kosova

09:25 | 13 Mars 2026
trafik-armesh-dhe-makinash-ne-shqiperi,-arrestohen-dy-persona-nga-kosova

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë shtetasi një 38 vjeçar, banues në Prishtinë, i cili dyshohet se tentoi të trafikonte në Shqipëria një armë zjarri të fshehur në një automjet tip “BMW”, i cili rezultoi i vjedhur në Gjermani.

Sipas policisë, në hyrje të territorit shqiptar, 38-vjeçari drejtonte një automjet tip “Tuareg”, me të cilin kishte rimorkuar automjetin “BMW”. Gjatë kontrollit të detajuar, në mjetin e rimorkuar u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të hetimeve dhe veprimeve operacionale, autoritetet arritën të identifikojnë dhe arrestojnë edhe një 34-vjeçar, gjithashtu banues në Prishtinë, i dyshuar si porositësi i trafikimit të armës dhe automjetit.

Komento: