Të gjithë drejt plazhit, trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës.
Si ditë e diel dhe me diell, duket se të gjithë qytetarët e Tiranës janë nisur drejt plazhit të Gjirit të Lalzit dhe Durrësit.
Fluksi i makinave private ka shkaktuar trafik të rënduar dhe radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës.
Siç shihet edhe në videot e mëposhtme, trafiku i madh është te mbikalimi i Vorës, ndërsa nuk ka asnjë patrullë policie për të orientuar trafikun me qëllim shmangien e bllokimit të rrugës.