Trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale, arrestohet një grua dhe katër burra në Gjakovë

09:09 | 09 Janar 2023

Policia ka prangosur në Gjakovë një shtetase të Shqipërisë dhe katër kosovarë nën dyshimet për trafikim me njerëz.

Gjithashtu është identifikuar edhe një shtetase e Shqipërisë që dyshohet se ishte viktimë e trafikimit.

E dyshuara, shtetasja e Shqipërisë është dërguar në mbajtje ndërsa 4 burrat pas intervistimit janë liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

TRAFIKIM ME NJERËZ /OFRIMI I SHËRBIMIT SEKSUAL TË VIKTIMËS SË TRAFIKIMIT/Gjakovë 10.06.2022 – 20:00.

Më 08.01.2023 pas hetimeve intensive janë arrestuar një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë dhe katër meshkuj kosovarë si dhe është identifikuar një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë si viktimë e trafikimit e cila është trajtuar sipas procedurave dhe standardeve për viktima të trafikuara.

E dyshuara femër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa të dyshuarit meshkuj pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Komento: