Trafiku Urban i Prishtinës ndalon qarkullimin për shkakë masat anti-Covid

17:01 | 06 Nëntor 2020

Masat anti-Covid: Trafiku Urban i Prishtinës ndalon qarkullimin.

Trafiku Urban i Prishtinës ka njoftuar se për shkak të masave anti-Covid të marra nga Qeveria e Kosovës, nga sot do ta ndërpresë qarkullimin.

Njoftimin e kanë bërë të ditur në rrjetin social Facebook, ku thuhet se nga ora 19:00, do të largohen nga qarkullimi.

Autobusët do të rifilllojnë punën nga e hëna e datës 9 nëntor, më orar të rregull.

“Për më tepër mund të informoheni përmes telefonave kujdestar: 045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28”, thuhet në njoftimin e tyre.

Komento: