Tragjedi familjare: Shpërthen bombola e gazit, vdesin tre fëmijë

13:51 | 23 Shkurt 2020

Shpërthen bombola e gazit, vdesin tre fëmijë – gjashtë persona tjerë të lënduar

Një bombul gazi ka shpërthyer këtë mëngjes në një shtëpi në fshatin Rramanli të Kumanovës duke shkatuar më pas një zjarr të madh dhe si pasojë ka lënë 3 të vdekur dhe 6 të plagosur.

Sipas informacioneve fillestare nga MPB, tre persona vdiqën në vend dhe gjashtë përfunduan me lëndime të rënda. Ata janë transferuar në spitalin e Kumanovës, por për shkak të seriozitetit të plagëve do të dërgohen në Qendrën e Urgjencës në Shkup.

Bëhet i ditur identiteti i tre personave që mbetën të vdekur mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i një bombule gazi në fshatin Rramanli të Kumanovës. Inicialet e viktimave janë S.B 11 vjeçare, F.S 8 vjeç dhe S.S 9 vjeç.

Alsat mëson se katër persona kanë mbërritur në Qendrën Urgjente Kirurgjikale, pas lëndimeve që kanë marrë nga shpërthimi i bombulës që ndodhi sot në Rramanli.

Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, shpjegon drejtor i Qendrës Urgjente Kirurgjikale, Arben Lleshi.

“Në Qendrën Urgjente Kirurgjikale sot rreth orës 11, kanë mbërritur katër të lënduar dhe atë si pasojë e djegies. Nga të katër të lënduarit, dy prej tyre tashmë janë hoapitalizuar pranë njësisë për mjekim intensiv pranë Klinikës për traumatologji, ortopedi anestezion. Ndërsa, dy të tjerët qe janë më lehtë të lënduar, janë hospitalizuar plnë Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Dy të të lënduarit që janë në njësinë për mjekim intensiv janë me djegie mbi 90% të sipërfaqes trupore që për fat te keq është inkomoatibile me jetën dhe njëri preu tyre tashmë është në aparat për frymëmarrje artificiale- deklaroi Arben Lleshi- drejtor i Qendrës Urgjente Kirurgjikale”.

Komento: