Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shkodër.
2 të rinj janë mbytur gjatë ditës së djeshme në lumin e Bunës.
Nuk dihet se në çfarë rrethanash janë mbytur 2 të rinjtë, identitetet e të cilëve ende nuk bëhen me dije.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Darragjat, dhe trupat e dy të rinjve janë gjetur të pajetë mëngjesin e sotëm.
Kanë qenë familjarët ata që kanë denoncuar humbjen e të rinjve një ditë më parë.