Tragjedi në Alpet austriake: Orteku ua merr jetën pesë skiatorëve jashtë pistës

09:26 | 18 Janar 2026
Tragjedi në Alpet austriake: Orteku ua merr jetën pesë skiatorëve jashtë pistës

Pesë skitarë jashtë pistave kanë humbur jetën si pasojë e dy orteqeve në Alpet austriake, pas reshjeve të dendura të borës në këtë rajon.

Një ortek, goditi një grup prej shtatë skitarësh në zonën e Pongau, pranë Salzburgut, duke shkaktuar vdekjen e katër prej tyre dhe plagosjen e rëndë të një tjetri të shtunën, thanë zyrtarët lokalë të shpëtimit malor. Orteku i ngjashëm kishte përfshirë një skitar më herët gjatë ditës në të njëjtën zonë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kushtet e këqija kanë shkaktuar humbjen e jetës së disa personave në Alpe gjatë javës së fundit. Në incidentet e fundit, shërbimi malor i shpëtimit tha se u njoftua rreth orës 14:00, kohë lokale (13:00 GMT).  Katër persona u gjetën të vdekur, ndërsa një tjetër pësoi lëndime serioze. Rreth një orë e gjysmë më parë, një skitare femër u mbulua nga një borërrëzim në terren të hapur alpin pranë të njëjtës zonë.

“Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet. Kjo tragjedi tregon dhimbshëm sa serioze është situata aktuale e borërrëzimeve,” tha Gerhard Kremser, drejtuesi i shërbimit të shpëtimit malor të rajonit Pongau.

Orteqet e tjera u regjistruan në rajonin e Pongau rreth mesditës, por askush nuk u lëndua. Të martën, një borërrëzim vrau një djalë çek 13-vjeçar që po skitaronte në resorten alpinë të Bad Gasteinit në Austri. Të dielën e kaluar, një skitar 58-vjeçar humbi jetën në një borërrëzim në resorten tirolese të Weerbergut në perëndim të Austrisë.

Në Zvicrën fqinjë, një burrë gjerman u vra nga një borërrëzim, ndërsa katër të tjerë u plagosën teksa po skitaronin në distancë të gjatë të premten. Fundjavën e kaluar në Francë, gjashtë skitarë humbën jetën pasi u kapën nga borërrëzime në disa resorte të ndryshme alpine.

Komento: