Tragjedi në autobusin e nxënësve, 21 të vdekur dhe 16 të lënduar

15:02 | 07 July 2020

21 të vdekur dhe 16 të lënduar, pas një tragjedie me autobus të nxënësve.

Një autobus me nxënës të shkollës së mesme, të cilët ishin nisur për të hyrë në provimin për regjistrim në universitet, ka rënë në një pellg në Kinë, duke lënë 21 të vdekur dhe 16 të lënduar.

Televizioni publik, CCTV, tha se disa nga udhëtarët që gjendeshin në autobus ishin nxënës që do të hynin në provimin kombëtar për regjistrim në universitet, shkruan “Reuters”.

Mediet shtetërore raportuan se aksidenti ndodhi në provincën Guizhou, që shtrihet në pjesën jugperëndimore të Kinës, dhe se autoritetet janë duke i hetuar shkaktarët e mundshëm të aksidentit.

Një gazetë shtetërore raportoi se njëri nga 21 viktimat ishte nxënës dhe katër në mesin e 16 të lënduarve ishin gjithashtu nxënës. Nuk dihet sa udhëtarë kanë qenë në autobus në momentin e aksidentit dhe sa prej tyre ishin nxënës.

Mediet shtetërore publikuan fotografi të një autobusi të zhytur përgjysmë në ujë anash rrugës, përderisa ekipet emergjente e vazhdonin punën për nxjerrjen e trupave.

Komento: