Futet në lumë për t’u larë, mbytet 7 vjeçari në Berat.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat ku një 7 vjeçar , është mbytur në ujërat e lumit këtë të enjte.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.
Ndërkohë trupi i pajetë i të miturit është gjetur nga policia dhe banorët.
“Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.
Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë”, thuhet në njoftimin e policisë.