Tragjedi në Berat: Futet në lumë për t’u larë, mbytet 7 vjeçari – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Tragjedi në Berat: Futet në lumë për t’u larë, mbytet 7 vjeçari

14:20 | 22 Korrik 2021

Futet në lumë për t’u larë, mbytet 7 vjeçari në Berat.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat ku një 7 vjeçar , është mbytur në ujërat e lumit këtë të enjte.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.

Ndërkohë trupi i pajetë i të miturit është gjetur nga policia dhe banorët.

“Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.

Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: