Tragjedi në familjen shqiptare: Babai vret djalin e tij duke e goditur me çekiç

12:44 | 18 Shkurt 2023

Krim i rëndë në familjen shqiptare, babai vret djalin e tij duke e goditur me çekiç.

77-vjeçari, Shefki Bylybashi ka pranuar vrasjen e të birit. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Zvezdë të Korçës, teksa në gjendje të rënduar psikologjike ka dhëndë dëshminë e tij.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ai ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me të birin. Por sipas tij, fakti që 50-vjeçari vinte në gjendje të dehur çdo ditë në shtëpi, ka bërë që të konfliktoheshin ditën e djeshme.

“Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte çdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më”, ishin fjalët që 77-vjeçari ka thënë në polici.

Fillimisht, u raportua se ngjarja ishte aksidentale dhe se 50-vjeçari ishte rrëzuar nga banesa, pasi ishte në gjendje të dehur, por më pas u zbulua se ai u vra nga i ati, pasi ky i fundit e goditi me çekiç./abcnews

Komento: