Tragjedi në familjen shqiptare, burri hedh nga pallati gruan në ditën e ditëlindjes

23:05 | 06 August 2022

Një tragjedi ka ndodhur në New York.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në New York. Burri ka hedhur nga pallati ku jetonin bashkëshorten e tij, ku kjo e fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Krimi i rëndë është ndërmarrë nga shqiptari në ditën e ditëlindjes së gruas së ndjerë. Bëhet fjalë për një çift të moshës 35-vjeçare.

Dy shqiptarët janë prindër të fëmijëve. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar shqiptarin të ndërmarrë aktin ekstrem të hedhjes së bashkëshortes së tij nga pallati.

Ndërkohë nga autoritete në New York ende nuk është bërë publikimi i emrave të plotë të familjes fatkeqe.

Komento: