Tragjedi në Gjakovë: Vdes 7-vjeçari pas kontaktit me rrymën

08:37 | 22 Gusht 2022

Tragjike, vdes 7-vjeçari nga Gjakova pas kontaktit me rrymën.

Një djalë 7-vjeç ka vdekur mbrëmë si pasojë e kontaktit me rrymën në shtëpinë e tij, raporton Gazeta Express. Vdekjen e të miturit e kanë konstatuar mjekët në spitalin rajonal të Gjakovës.

Informacione për këtë rast ka dhënë për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Mrëmë rreth orës 19:20 është pranu informacioni nga Spitali Rajonal i Gjakovës se viktima i gjinisë mashkull i lindur në vitin 2015 kishte pasur kontakt me energji elektrike…Më pas nga spitali është marrë informata që fëmija ka vdekur dhe trupi i tij është dërguar për obduksion në IML”, tha Elezaj.

Rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”, tha më tej Elezaj.

Gjithashtu shtoi se është duke u zhvilluar hetim për shkaqet e vdekjes.

Komento: