
Dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vile te rruga e KFOR-it në qytetin e Pejës.
Rasti e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
Ai bëri të ditur se mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e dy personave me të arritur në vendngjarje dhe se hetimet po kryhen për të kuptuar shkaqet për rastin.
“Rreth orës 15:10 policia në Pejë është njoftuar se në rrugën e KFOR-it në një vilë po dyshohet se dy persona janë pa shenjea jete. Policia mejëherë është nisur në vendngjarje, njëkohësisht eshte njoftuar edhe Emergjenca e qytetit, mjeku kujdestar me te arritur ka konfirmuar vdekjen e dy personave. Në vend të ngjarjes janë njësitet kompetente të cilët janë duke kryer hetimet për të kuptuar shkaqet”, tha për Reporteri.net zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi.
Reporteri.net merr vesh se viktimat i përkasin moshës rreth 20 dhe 25 vjeçare.