Vdes një 54-vjeçar në Pejë, e zë ashensori.
Një person ka vdekur në Pejë, pasi e ka zënë ashensori.
Rastin e ka konfirmuar për Klankosova, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sot rreth orës 15:00, Policia është informuar se në rrugën ” Ali pashë Tepelena” në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumë katëshe. Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor te cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54 vjeçar. Ne vendngjarje gjithashtu ka dalë edhe Prokurori i shtetit i cili pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore.