Tragjedi në Podujevë: Gruaja goditet për vdekje nga një veturë

11:30 | 01 Shtator 2023
tragjedi-ne-podujeve:-gruaja-goditet-per-vdekje-nga-nje-veture

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në Podujevë.

Policia bën me dije se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti duke drejtuar automjetin, dyshohet që nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare.

Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komento: