Tragjedi në Skenderaj, ky është personi që vdiq në vendin e punës

08:39 | 21 Tetor 2026

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar jetë një person.

Raif Aliu nga fshati Likofc ndërroi jetë tragjikisht derisa po punonte në fabrikën e tij, raporton IndeksOnline.

Lajmi ka tronditur mbarë opinionin, teksa ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur edhe kryetari i komunës, Sami Lushtaku.

“Raifi ishte njeri fjalëpak, i urtë dhe punëtor i madh. Si njeri i një familje të respektuar ai vetën e dëshmoi me punë, sjellje dhe respekt për të tjerët. Sot Likofci dhe të gjithë ata që e njohën e përjetojnë rëndë këtë lajm të hidhur” shkroi Lushtaku në postimin e tij.

Nga ana tjetër, familja Aliu ka bërë me dije se mbi varrimin do të dalin me një njoftim, porsa të kryhet obduksioni nga IML-ja.

Komento: