Xhaxhai vret aksidentalisht nipin 12-vjeçar në Shkodër.
Një fëmijë 12-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi është qëlluar aksidentalisht me çifte nga xhaxhai i tij.
Ngjarja ka ndodhur në Dajç të Shkodrës.
I mituri ka marrë plagë të rënda duke ndërruar jetë menjëherë.
Mësohet se xhaxhai i 12-vjeçarit ka qenë duke pastruar armën kur ajo është shkrepur duke i marrë jetën. /Euronews