Tragjedia e familjes Haliti nga Gjilani, prek me fjalët e saj vajza e Afrimit

12:50 | 09 Maj 2021

Një ngjarje tragjike ka prekur një familje shqiptare nga Gjilani i Kosovës, ku tre anëtarët e saj kanë humbur jetën pas një helmimi nga kërpudhat në Durrës.

Mësohet se tre anëtarët e familjes, Afrimi, Elfetja dhe Ferdinazja kanë humbur jetën teksa ndodheshin në Durrës me Pushime.

Vajza e Afrimit, Gyltene Haliti ka shkruar disa fjalë prekëse për të, në rrjetin social Facebook.

“Shpirtat e mi ma thajtet zemren allahu ne lula te xhenetit ju past dergu ne kete nate te madhe te ramazanit
Reklamë

Babi Nani Ana♡♡♡“, ka shkruar vajza e Afrimit.

Komento: