E dhimbshme!
Tragjedia e familjes Lala në zonën e ish-kënetës në Durrës vazhdon të trondisë jo vetëm publikun vendas por edhe atë botëror.
Historia e kësaj familje që humbi në rrënojat e vilës së tyre disakatëshe anëtarë të shumtë, është trajtuar edhe nga e përditshmja e njohur italiane CorrieredellaSera.
Ishin forcat e kërkimit shpëtimit nga Italia ato që kanë nxjerrë nga rrënojat trupat e nënës dhe tre fëmijëve të saj të përqafuar në krevat.
Gruaja ishte bashkëshortja e 40 vjeçarit Berti Lala; fëmijët ishin dy binjakë vetëm një vjeç e gjysmë si edhe një fëmijë tjetër vetëm 7 vjeç.
Sipas Agi Luca Cari, përgjegjës i komunikimit i Zjarrfiksave shqiptarë, vila katër katëshe ku jetonte familja kishte pësuar dëme të menjëhershme dramatike.
‘Ishte e gjitha e dëmtuar, me soleta njëra mbi tjetrën, një situatë shumë e vështirë për tu operuar’
Historia e familjes Lala po trondit vendin.
Reuters referon se një nga motrat e Berti Lalës, nëna e tij 79 vjeçare dhe një nip janë të gjithë midis viktimave.
Një nip 17 vjeçar, përkundrazi u gjet i gjallë të martën.
Ajo që e shpëtoi djalin mesa duket ishte një lavatriçe e cila u spostua nga tronditja e fortë, duke e bllokuar në momentin që po bëhej gati të dilte nga shtëpia.
Banesa e Berti Lala ndodhej në lagjen Kënet dhe ishte ndërtuar në një zonë të bonifikuar.