I është dhënë lamtumira e fundit 28 vjeçares Remzije Kamberi-Krasniqi e cila ndërroi jetë në ngjarjen tragjike të së hënës në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Varrimi i saj është bërë në varrezat në lagjën ‘Arbëria’ në Prishtinë.
Ajo u privua nga jeta nga vjehrri i saj Hasan Krasniqi i cili gjithashtu la pa shënja jete gruan e tij Hysnije Krasniqin dhe në fund edhe veten.
Gjatë ceremonisë së varrimit familja Kamberi ia ka falur gjakun e familjes Krasniqi.