Tragjedia në familjen Bllaca, e premtja ditë zie në Gjilan

17:14 | 20 Shkurt 2020

E premtja do të jetë ditë zie në Gjilan.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shpallur të premten ditë zie, pas tragjedisë së rëndë të së martës, me ç’rast u shua familja pesë anëtarëshe Bllaca.

“Me këtë rast, ndërpriten të gjitha aktivitetet kulturore e politike të planifikuar për këtë ditë, si dhe do të vendosen flamujt në gjysëm shtizë, në të gjitha institucionet komunale”, thuhet në vendimin e kryetarit Haziri, të datës 20 shkurt 2020.

Ndryshe, pesë anëtarët e kësaj familje u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen “Bojana”, të martën. Sipas Prokurorisë së Gjilanit, zyrtarja policore Valdete Bllaca dyshohet se ka privuar nga jeta prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten

Komento: