Tragjedia në Indonezi, futbollisti rrëfen momentet e tmerrit

17:42 | 02 October 2022

Tragjedia në Indonezi, rrëfehet futbollisti që pa tmerrin me sy.

Abel Issa Camará është një futbollist profesionist nga Bissau-Guineja, i cili luan si sulmues për klubin Arema në Ligën 1.

Lojtari përjetoi drejtpërdrejt atë që ndodhi mbrëmë në stadiumin “Kanjuruhan”, në provincën “Java Oriental”, në një ndeshje futbolli, ku Arema u mund 3-2 nga Persebaya Surabaya.

“Dy javë më parë ne e dinim që do ta luanim këtë ndeshje, por as tifozët e tyre nuk vijnë në stadiumin tonë, as tanët nuk shkojnë në stadiumin e tyre. Gjatë javës tashmë u fol shumë për këtë ndeshje në stadiumin tonë dhe për rivalitetin. Në të gjithë qytetin flitej për këtë sfidë, pasi ishte një lojë që shkonte përtej 3 pikëve. Ishte një ndeshje jetë a vdekjeje, – pohoi Abel Camará.

– Para se të fillonte ndeshja, tashmë kishte konfuzion në hyrje të ekipit kundërshtar. Kur mbaroi ndeshja, lojtarët kundërshtarë u larguan nga stadiumi për rreth 10 minuta me makina të blinduara. Ndërkohë ne shkuam për t’iu kërkuar falje tifozëve tanë, sepse e humbëm derbin dhe pikërisht në atë moment ata filluan të ngjiteshin në gardhin rrethues në fushës. Policia na kërkoi të shkonim në dhomat e zhveshjes, sepse mund të humbnin kontrollin e situatës herët a vonë”.

Abel Camará vazhdoi duke thënë: “Ne u mbyllëm në dhomën e zhveshjes, teksa tifozët u përpoqën të futeshin atje. Na u desh të vendosnim një tavolinë nag brenda për ta mbyllur derën. Mjaft tifozë arritën të futeshin në dhomën tonë të zhveshjes dhe përfunduan të vdekur aty”.

Si e përjetuat atë moment?

Nuk kisha kaluar kurrë një gjë të tillë. Në ato momente vetëm mendoni që asgjë të mos ju ndodhi fizikisht. Kur gjithçka përfundoi, pashë më të keqen. Ne po largoheshim nga dhomat e zhveshjes dhe filluam të shihnim shumë gjak, këpucë, atlete, rroba kudo, policët që komentonin se dy kolegë të tyre kishin vdekur. Këtë nuk ia uroj askujt. Teksa ishim brenda dhomës së zhveshjes kishim frikë për jetën, sepse 40 ose 50 mijë njerëz jashtë donin kokën tonë.

A ishte ky momenti më i keq i jetës suaj?

Unë kurrë nuk kam jetuar një moment si ky, kurrë. Ne kishim frikë për jetën tonë dhe pa mundur të bënim asgjë u strukëm në qoshe si minjtë.

A do të lërë kjo ngjarje e rëndë gjurmë psikologjike te ju?

Nuk është e shëndetshme apo e sigurt të jesh kështu, në një vend ku në çdo moment tifozët duan të godasin lojtarët. Pra, kur momentet e zisë të mbarojnë, unë do të flas me bordin drejtues të klubit dhe do të vendos për të ardhmen.

Komento: