Tragjedia në Liban, Macron nesër vizitë në Beirut

15:37 | 05 Gusht 2020

Macron nesër viziton Beirutin.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron do të udhëtojë nesër për një vizitë në Bejrut, pas një shpërthimi katastrofik që vrau mbi njëqind njerëz në kryeqytetin libanez të martën, duke lënë gati 300,000 të pastrehë, njoftoi sot Pallati Elysee.

Macron do të takohet me të gjithë “faktorët politikë”, përfshirë presidentin Michel Aoun dhe kryeministrin Hassan Diab, në një kohë kur Franca po tregon solidaritet dhe dërgon staf dhe pajisje për të ndihmuar autoritetet libaneze.

Macron, i cili foli me presidentin libanez menjëherë pas shpërthimit, tashmë ka porositur që të dërgohet një ambulancë në Liban, një vend me lidhje të thella historike me Francën.

Ministri i Jashtëm i Francës Jean-Yves Le Drian tha se Parisi zyrtar gjithashtu do të dërgojë edhe aeroplanin e tretë me ndihma humanitare në Bejrut të mërkurën.

“Tre aeroplanë fluturojnë sot për në Bejrut, i treti nga Marseja me ekipe mjekësore që mund të veprojnë menjëherë, dy nga Roissy me materiale, 25 ton, ekipe të sigurisë së Ministrisë së Brendshme, si dhe zjarrfikës të Marseille,” tha ai.

Pallati Elysee ka njoftuar më parë se dy aeroplanët do të nisen nga Roissy, jo shumë larg Parisit.

Komento: