Tragjedia në Maqedoni, kështu e nisi ditën kryeministri Haradinaj

11:01 | 14 Shkurt 2019

Me një minutë heshtje e ka nisur ditën e punës sot kryeministri Ramush Haradinaj.

Kjo në nderim të viktimave nga aksidenti i djeshëm në Maqedoni, në afërsi të fshatit Llaskarcë.

“Ditën e sotme të punës e filluam me një minutë heshtje për jetët e humbura në aksidentin e djeshëm në autostradën Tetovë – Shkup”.

Deri më tani janë konfirmuar 14 viktima, ndërsa 37 të tjerë janë dërguar në spital për trajtim të mëtejmë.

Qeveria në Maqedoni në mbledhjen e jashtëzakonshme ka sjellë një vendim që datat 14 dhe 15 shkurt, të shpallen ditë zie në të gjithë vendin.

Komento: