Tragjedia në stadiumin e Indonezisë, deri më tani janë 125 viktima

15:48 | 02 October 2022

Tragjedia në Indonezi, autoritetet thonë se janë 125 viktima.

Autoritetet indoneziane kanë ulur numrin e të vdekurve nga tragjedia në stadiumin e futbollit nga 174 në 125 viktima, duke thënë se disa viktima janë numëruar dy herë.

Paniku dhe një vrapim kaotik për dalje, pasi policia hodhi gaz lotsjellës në një ndeshje futbolli indonezian për të larguar tifozët e mërzitur nga humbja e ekipit të tyre la të paktën 125 të vdekur, shumica e të cilëve u shkelën ose u mbytën, duke e bërë atë një nga ngjarjet sportive më vdekjeprurëse që ka parë bota.

Vëmendja u përqendrua menjëherë në përdorimin e gazit lotsjellës nga policia dhe dëshmitarët përshkruan se policia i rrahu me shkopinj përpara se të qëllonte me bombola direkt në turmë, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti i FIFA-s i quajti vdekjet në stadium “një ditë të zezë për të gjithë të përfshirët në futboll dhe një tragjedi përtej të kuptuarit”, ndërsa presidenti Joko Ëidodo urdhëroi një hetim të procedurave të sigurisë.

Ndërsa FIFA nuk ka kontroll mbi lojërat vendase, ajo ka këshilluar kundër përdorimit të gazit lotsjellës në stadiumet e futbollit.

Dhuna shpërtheu pasi ndeshja përfundoi të shtunën në mbrëmje me vendasit Arema FC të qytetit Malang të Java-s Lindore duke humbur ndaj Persebaya të Surabaya 3-2.

Komento: