Tragjike: 15-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

18:37 | 13 Shtator 2021

15-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një fëmijë në moshën 15-vjeçare është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Mediat greke, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në zonën e Mandeika të Greqisë.

Mësohet se i riu është gjetur nga të afërmit, ndërsa është përjashtuar mundësia se mund të jetë vrarë.

Nuk dihet se si ka humbur jetën 15-vjeçari, ndërkohë që autoritetet po hetojnë shkakun e tragjedisë

Komento: